Bursa për shkollë të mesme në Arizona

Lajm i mirë prej Amerikës. Drejtori nga shkolla ime e mesme në Arizonë më shkruan me lajmin se fal një donacioni do t’mund të ofrojnë një apo dy bursa për nxënës nga Kosova. Bursa ka vlerë mbi 30,000 $ për nxënës në vit.

Kushtet:

Shkolla ofron konviktin, ushqimin dhe studimet në një kanjon shumë atraktivë në Arizona. Ambijenti është ndërkombëtarë me nxënës nga Amerika Latine, Azia, dhe Amerika. Ju do ta paguani biletën rreth 1,000 EUR dhe rreth 2,000 EUR xheparac për udhëtimet shkollore dhe nevojat personale.

Nëse i plotësoni këto kushte, ma dërgoni një email me një ese në anglisht të shkruar nga ju vetë me jo më shumë se 500 fjalë ku e përshkruani çka pritni nga kjo përvojë dhe çfarë kualitete ofroni. Viti shkollor fillon me 15 shtator.

Comments

7 Responses to “Bursa për shkollë të mesme në Arizona”

  1. Heroid Shehu on August 6th, 2009 22:48

    Qysh muj mer mu rras un en t’10ten tash dal? a bon edhe vitin qeter?

  2. Ari on August 6th, 2009 23:12

    Besoj qe ka me pas diçka edhe vitin tjetër, helbete t’12ten.

  3. Aferdita Bokshi on August 11th, 2009 16:33

    Më duket shum e mir kjo gjë që po bëni,sepse nga kjo gjë mund të pëerfitojnë nxënsit që e meritojin. Sikur të më realizohej mua një gjë e ngjajshme si kjo do isha me e lumtura në botë.

  4. Shëndrit on August 28th, 2009 18:11

    ku me gjet emailen tende se nuk po e shoh ne sajt, apo me dergu essen ne contact form

  5. Arianit on August 28th, 2009 19:09

    Eshte kry per sivjet.

  6. Shëndrit on August 28th, 2009 23:40

    maa bree, boll keq , shnosh pra, falemnderit.

  7. Emin on June 1st, 2010 01:43

    ju lutem nese do te kete bursa per arizona(ose ndonje vend tjeter ne amerik sivjet ju lutem te me kontaktoni ne email emminn_1@hotmail.com)

Leave a Reply