Nëse po mendoni t’ia filloni në Linux
(kolumne per PC World Albanian)
Çdo fillim është i vështirë. Kalimi nga bota familjare me virusa dhe anti-virusa në botën e egër të Linuxit mund të duket e vështirë fillimisht. Fatmirësisht, ju nuk jeni të vetëm në këtë rrugëtim. Përdoruesit e Linuxit janë një komunitet global, të gjithë fanatik në përkrahjen teknike të njeri-tjetrit por me një kod etik të zhvilluar për të rregulluar këtë proces.
Distribucioni – Hapi i parë, përzgjedhja e distribucionit përkatës, është më i rëndësishmi. Nuk është e rastësishme që Ubuntu është distribucioni më i popullarizuar, andaj edhe ju rekomandoj që të filloni me këtë. Ka distribucione edhe më të lehta si puna e Linux Mint, por ku po mbet eksperimentimi pastaj? Pa marrë parasysh çka u tha më lart, përdorni çka përdorin shokët tuaj sepse ato do të jenë përkrahja juaj më e madhe.
Dokumentacioni – Fillojani me dokumentacionin zyrtar në help.ubuntu.com ose www.ubuntuguide.org. Të dyja janë të përkthyera në shumë gjuhë botërore. Unë preferoj të dytën, për faktin se organizohet sipas cakut që dëshiron me arritë dhe ndihma shpjegohet në pak hapa.
Forumet – forumi zyrtar www.ubuntuforums.org është më i miri nëse keni vendosë me përdorë Ubuntu. Distribucionet tjera kanë forumet përkatëse. Për shkak të madhësisë së komunitetit — mbi 1 milion anëtarë me mbi 1,3 milion postime — shanset janë që edhe dikush tjetër ka pas të njëjtin problem si ju para jush. Andaj rekomandohet që të kërkoni për përgjigje ekzistuese para se t’postoni.
IRC – irc është një protokoll për dhoma bisedimesh në internet i thjeshtë dhe lehtë i qasshëm nëpërmjet uebit në web.freenode.org apo nëpërmjet programit Xchat në kanalin përkatës #ubuntu apo #flossk (dhoma e FLOSSK-ut). Ata më në moshë ndër ju e mbajnë në mend kur mIRC ka qenë i popullarizuar ndër shqiptar – është i njëjti protokoll. Në botën e softuerit të lirë, IRC është mbret. Në dhomën #ubuntu ka të paktën 1500 persona në çdo kohë. Vullnetarë nga çdo zonë kohore janë aty për t’iu ndihmuar. Megjithatë, kodi e kërkon që t’i kaloni hapat më lartë para se të bëni pyetje.
Krejt në fund mbetet miku juaj i përhershëm, Google, me makinën e saj speciale për këtë punë http://google.com/linux. Librat e botuara rreth kësaj fushe, disa prej të cilave mund të shkarkohen pa pagesë në mënyrë legale poashtu janë në ueb për një studim më metodik të Ubuntus dhe Linuxit në përgjithësi. Hakim të këndshëm!
Wikipedia in Kosova schools?
This thing has been on my mind for a long time as the solution to the often left behind sq.Wikipedia.
The best way to spread it is to put it in schools and make students contribute.
It would be a great project to have – let’s say – every 9-13th grade student in Kosova create a Wikipedia article on a topic of their choice.
Overall, this would teach research, writing skills and usage of a collaboration platform that may well be part of the workplace in the future. All three skills need remedial work in Kosova.
Every student would write an article of 500-1000 words and team up with others to revise each other’s articles.
I know our friend Millosh had great success with something like this with the Philosophy Faculty students working on articles in their field, making it (Millosh’s claim) this part of sr.Wikipedia the best covered category even when compared with the major languages.
In Macedonia we heard that language students are being asked to translate articles as part of their coursework, a great way to be productive along the way instead of throwing away the results. And other volunteer students are being asked to write articles on assigned topics — the wrong way to go about it.
So now the plan is to do a project proposal, do a trial run with an understanding teacher and then convince the enlightened Minister of Education to put it in school programs.
Any takers?
Përdorni softuer të lirë në shkollat e Kosovës
Së voni është përfolur tenderi për pajisjen e mbi 1000 shkollave të Kosovës me laboratorë kompjuterik dhe internet. Pikë kyçe e debatit është bërë çmimi i ofertës fituese. Unë desha të ndalem te i tërë konceptimi i këtij projekti: te softueri që përbën një përqindje të konsiderueshme të vlerës së secilit prej këtyre kompjuterëve.
Në botë ekziston softuer shumë kualitativ për shumë më pak pare: softueri i lirë dhe me kod burimor të hapur. Ky softuer – Linux, Firefox, OpenOffice.org, GIMP, etj. – përveç se më i lirë, është më i sigurt ndaj sulmeve dhe vrimave të ndryshme të sigurisë, ofron zgjedhje të bollshme nga fusha edukative, ofron pronësi totale dhe në mënyrë permanente, karakteristika të përafërta me softuerin komercial, dhe freskim dhe mirëmbajtje shumë më të lehtë se alternativat komerciale. Është edhe më mirë, ky softuer është plotësisht pa pagesë dhe mund të përdorët që tash nga secili prej nesh. Por një investim shtesë do të ishte i mirëseardhur në lokalizmin e disa prej këtyre produkteve dhe modifikimin e tyre për nevojat e Kosovës dhe projektit në veçanti.
Kodi burimor i hapur nënkupton që nxënësit dhe të tjerët kanë qasje të plote në mënyrën se si funksionojnë programet dhe mund të bëhen edhe pjesëmarrës në zhvillimin e tyre, e jo vetëm përdorues pasiv.
Softueri i lirë mundëson zvogëlimin edhe të shpenzimeve harduerike nëpërmjet shfrytëzimit të një serveri për të shërbyer disa desktop terminale duke e rritur edhe nivelin e kontrollës dhe filtrimin e internetit.
Aplikacionet mund të zgjedhën sipas moshës dhe nevojave që nga ato parashkollore e deri të ato universitare. Aplikacioni ATutor mundëson menaxhim të përmbajtjes mësimore online, OpenBiblio të bibliotekës shkollore, iTest mundëson dhënien e testeve online, kurse openSIS dhe FreeSMS menaxhim të administratës shkollore nga drejtoria dhe arsimtarët, si regjistrimi i nxënësve, mungesat dhe notat. Pastaj një mori e tërë e aplikacioneve të tjera janë në dispozicion për mësimin e fizikës, kimisë, astronomisë, matematikës, biologjisë, gjeografisë, gjuhëve, etj. Për krahasim, koncepti i tanishëm zyrtar sheh vetëm instalimin e sistemit operativ dhe aplikacioneve për zyra.
Kursimet që do të realizoheshin nga çmimi 0 do të mund të përdoreshin pastaj për qëllime të tjera në projekt, si përkrahja teknike, hardueri, trajnimet dhe pagesa më e lartë e arsimtarëve.
E gjithë kjo nënkupton që një pjesë më e madhe e vlerës se këtij tenderi do të mbetej në Kosovë të firmat e teknologjisë informative, duke e forcuar një sektor kyç të ekonomisë Kosovare.
Dhe në fund, por jo me më pak rëndësi, është aspekti moral i konceptimit të projektit. Nëse realizohet koncepti i tanishëm, nxënësit tanë do të trajnohen në softuer të cilën një pjesë shumë e vogël e tyre kane mundësitë financiare ta blejnë në shtëpi apo në bizneset e tyre të vogla. Kjo qasje i detyron fëmijët dhe prindërit e tyre të kalojnë në ilegalitet kur veç ekzistojnë alternativa të lira legale.
Por edhe pas gjithë kësaj, koha qe secili nxënës do të mund ta përdorë njërin prej këtyre kompjuterëve dhe hapësirat e dedikuara për ta do të jetë shumë e vogël. Një hap me kualitativ do të ishte pajisja e secilit nxënës me laptop personal siç po bëjnë vendet me nivel zhvillimi të ngjashëm me tonin. Revolucioni i filluar nga projekti One Laptop per Child (OLPC) ka mundësuar zbritjen e çmimit të këtyre pajisjeve në $200 për laptop apo 28 milion euro për 200,000 laptop. Vetëm atëherë Kosova do të përjetonte një revolucion të vërtetë.
Autori është Kryetar i Bordit të FLOSS Kosova, OJQ që merret me promovimin e softuerit të lirë.