Kosovar’t e ri – marketingu i vjeter

…edhe i shtrejte.

Kosova sui generis, Kosovo the Young Europeans, e megjithate, marketingu shume i vjeter.

Kampanje shume e kushtueshme ne mediat tradicionale, e nje ueb faqe mjaft e varfer. Kush e ka vizitu?

Nuk ka kontinuitet te kallzimit per Kosoven.

Pse duhet Kosova me konkuru me Maqedonine, Malin e Zi, Kroacine, Malejzine, Azerbaijxhanin, Dubain? A keni pa ndonjehere reklame Visit Israel apo Invest in Israel?

Kosova i ka njerzit e duhun per nje kampanje moderne ne internet per nje fraksion te qmimit te tanishem. Ka njerez te marketingut qe ju rrine karshi atyne ne Londer e Nju Jork e ka ueb dizajnera me e ba Obamen xheloz.

Ne Facebook une mundem me identifiku dhe shenju me nje kampanje te posaqme saktesishte njerzit qe kane studju marredhania nderkombetare, punojne ne nje institucion shteteror, banojne ne Gjirit persik dhe kane moshe 25-65 vjecare.

Duhet me e kriju nje qender shtypi per publikun e huaj ku mbledhen lajmet prej te gjitha skutave te qeverise e plasohen ne internet ne gjuhet Angleze, Frenge, Arabe dhe Spanjolle.

Duhet me perkrahe ueb sajtet si newkosovareport.com, kosovotimes.net, kosovoguide.com. Eciks.org edhe investinkosovo.org jane mjaft te mira.

Lej te tjeret ta bejne reklamimin per ty: paguaj gazetaret ta vizitojne Kosoven, perkrah konferenca nderkombetare qe sjellin vizitore.

Ja vlene!

Hiking Kosovo

Kosovo is surrounded by mountains on its west and south and more softer ones in the central part. Although there are no established trails, with some knowledge all of these can be hiked.

The Alpine-Mountaineering Federation of Kosova (FBAK) supervises eleven mountaineering clubs with the most prominent being Pashtriku in Gjakova, Prishtina, Sharri in Prizren, Gjeravica in Peja and Sharri Lybeteni in Ferizaj. Other clubs exist but are not supervised by the Federation. The best way to taste Kosovo’s mountains is to join one of these clubs for a small membership fee. The hikes are organized on weekends going from weekly ones with general attendance in some clubs to more rare but demanding hikes in others. Other than mountaineering, the clubs are also involved in alpinism, orienteering, speleology, biathlon and rescue training.

The best hiking can be done in the mountains in the west and south with some expeditions going on in the neighboring countries just across the border in Albania, Macedonia and Montenegro.

The clubs mostly hike the areas around the cities where they are based.

Mountains in Kosova are covered in snow from November to April. Snow and water-proof boots are mandatory in the West due to the need for stream fording.

Favorite mountains to hike are Gërmia near Prishtina, Lybteni, Bistra (at Prevalla), Gjeravica, Gen. Fritz Van Korph Peak, Pashtriku and Guri i Kuq (at Gjeravica).

Kosovo has two national parks: Accursed Mountains and Sharr Mountain.

If camping is your kind of thing, Boge in Rugova is highly recommended. In Lybeten at Gllokuqica you can drive all the way up to 1100 to a nice camping site, in Prevallë on the way to Bistër and in Bare near Mitrovica at around 1050 m.

Nearby Prishtina, you can pick from Kaçanik Mountain near Besiana, Zllasha Peak at over 1000 m, Artana Mountain and the all too familiar Gërmia.

If you prefer water, try the excellent hiking and waterfalls at Brod, Shutman, Koretnik or Mirusha. Liqenat in Rugova sports two beautiful lakes and a great view.

For some speleology, try the Rugova Gorge.

If any of these activities fancies you, FBAK can provide counseling and guides for a more stress-free experience. Please see http://fbaku.org for more information. FBAK and Prishtina club office is located on Andrea Gropa St. n. n. behind the Parliament and main government building.

See www.KosovoGuide.com for more things to do while in Kosovo.

Përdorni softuer të lirë në shkollat e Kosovës

Së voni është përfolur tenderi për pajisjen e mbi 1000 shkollave të Kosovës me laboratorë kompjuterik dhe internet. Pikë kyçe e debatit është bërë çmimi i ofertës fituese. Unë desha të ndalem te i tërë konceptimi i këtij projekti: te softueri që përbën një përqindje të konsiderueshme të vlerës së secilit prej këtyre kompjuterëve.

Në botë ekziston softuer shumë kualitativ për shumë më pak pare: softueri i lirë dhe me kod burimor të hapur. Ky softuer – Linux, Firefox, OpenOffice.org, GIMP, etj. – përveç se më i lirë, është më i sigurt ndaj sulmeve dhe vrimave të ndryshme të sigurisë, ofron zgjedhje të bollshme nga fusha edukative, ofron pronësi totale dhe në mënyrë permanente, karakteristika të përafërta me softuerin komercial, dhe freskim dhe mirëmbajtje shumë më të lehtë se alternativat komerciale. Është edhe më mirë, ky softuer është plotësisht pa pagesë dhe mund të përdorët që tash nga secili prej nesh. Por një investim shtesë do të ishte i mirëseardhur në lokalizmin e disa prej këtyre produkteve dhe modifikimin e tyre për nevojat e Kosovës dhe projektit në veçanti.

Kodi burimor i hapur nënkupton që nxënësit dhe të tjerët kanë qasje të plote në mënyrën se si funksionojnë programet dhe mund të bëhen edhe pjesëmarrës në zhvillimin e tyre, e jo vetëm përdorues pasiv.

Softueri i lirë mundëson zvogëlimin edhe të shpenzimeve harduerike nëpërmjet shfrytëzimit të një serveri për të shërbyer disa desktop terminale duke e rritur edhe nivelin e kontrollës dhe filtrimin e internetit.

Aplikacionet mund të zgjedhën sipas moshës dhe nevojave që nga ato parashkollore e deri të ato universitare. Aplikacioni ATutor mundëson menaxhim të përmbajtjes mësimore online, OpenBiblio të bibliotekës shkollore, iTest mundëson dhënien e testeve online, kurse openSIS dhe FreeSMS menaxhim të administratës shkollore nga drejtoria dhe arsimtarët, si regjistrimi i nxënësve, mungesat dhe notat. Pastaj një mori e tërë e aplikacioneve të tjera janë në dispozicion për mësimin e fizikës, kimisë, astronomisë, matematikës, biologjisë, gjeografisë, gjuhëve, etj. Për krahasim, koncepti i tanishëm zyrtar sheh vetëm instalimin e sistemit operativ dhe aplikacioneve për zyra.

Kursimet që do të realizoheshin nga çmimi 0 do të mund të përdoreshin pastaj për qëllime të tjera në projekt, si përkrahja teknike, hardueri, trajnimet dhe pagesa më e lartë e arsimtarëve.

E gjithë kjo nënkupton që një pjesë më e madhe e vlerës se këtij tenderi do të mbetej në Kosovë të firmat e teknologjisë informative, duke e forcuar një sektor kyç të ekonomisë Kosovare.

Dhe në fund, por jo me më pak rëndësi, është aspekti moral i konceptimit të projektit. Nëse realizohet koncepti i tanishëm, nxënësit tanë do të trajnohen në softuer të cilën një pjesë shumë e vogël e tyre kane mundësitë financiare ta blejnë në shtëpi apo në bizneset e tyre të vogla. Kjo qasje i detyron fëmijët dhe prindërit e tyre të kalojnë në ilegalitet kur veç ekzistojnë alternativa të lira legale.

Por edhe pas gjithë kësaj, koha qe secili nxënës do të mund ta përdorë njërin prej këtyre kompjuterëve dhe hapësirat e dedikuara për ta do të jetë shumë e vogël. Një hap me kualitativ do të ishte pajisja e secilit nxënës me laptop personal siç po bëjnë vendet me nivel zhvillimi të ngjashëm me tonin. Revolucioni i filluar nga projekti One Laptop per Child (OLPC) ka mundësuar zbritjen e çmimit të këtyre pajisjeve në $200 për laptop apo 28 milion euro për 200,000 laptop. Vetëm atëherë Kosova do të përjetonte një revolucion të vërtetë.

Autori është Kryetar i Bordit të FLOSS Kosova, OJQ që merret me promovimin e softuerit të lirë.

Bursa për shkollë të mesme në Arizona

Lajm i mirë prej Amerikës. Drejtori nga shkolla ime e mesme në Arizonë më shkruan me lajmin se fal një donacioni do t’mund të ofrojnë një apo dy bursa për nxënës nga Kosova. Bursa ka vlerë mbi 30,000 $ për nxënës në vit.

Kushtet:

  • Në shtator duhet të filloni klasën e 11-të apo 12-të.
  • Mosmundësi tjera për të bërë diçka të ngjashme. Dmth: nëse veç keni mundësi për të paguar për student exchange, ju lutem mos ja merrni këtë mundësi dikuj që nuk ka. Nëse e shihni këtë si mundësi për të shetitur Ameriken, kërkim të azilit apo diçka të ngjashme, mos aplikoni.
  • Anglishte të mirë akademike. Do të testoheni!
  • Nota të mira.
  • Aktivitete jashtëshkollore.

Shkolla ofron konviktin, ushqimin dhe studimet në një kanjon shumë atraktivë në Arizona. Ambijenti është ndërkombëtarë me nxënës nga Amerika Latine, Azia, dhe Amerika. Ju do ta paguani biletën rreth 1,000 EUR dhe rreth 2,000 EUR xheparac për udhëtimet shkollore dhe nevojat personale.

Nëse i plotësoni këto kushte, ma dërgoni një email me një ese në anglisht të shkruar nga ju vetë me jo më shumë se 500 fjalë ku e përshkruani çka pritni nga kjo përvojë dhe çfarë kualitete ofroni. Viti shkollor fillon me 15 shtator.

Çfarë koncesioni për aeroportin e Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka vlerën me të ultë nga tre margaritarët publik të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka angazhuar në shkurt kompaninë amerikano-holandeze “Naco Innova” për të këshilluar në krijimin e partneritetit publiko-privat (PPP) në aeroport. “Naco Innova” ka ndihmuar edhe në krijimin e PPP-së së aeroporteve të Maqedonisë dhe ka një reputacion të mirë pas veti dhe besim tek investitorët potencial.

Në qershor 2009 Qeveria e Kosovës, pas rekomandimit të firmës këshilluese, ka vendosur që kyçja e kapitalit privat të bëhet nëpërmjet metodës Dizajno-Financo-Ndërto-Opero-Transfero dhe do të përfshijë nga njëra anë “menaxhimin, operimin, dhe mirëmbajtjen” dhe nga ana tjetër “financimin, projektimin, prokurimin dhe ndërtimin e infrastrukturës, të vlerësuar në afërsisht €86 milionë, që përfshin terminalin e ri (25.000m2), kullën e re të kontrollit, platformat e reja”, etj. Qeveria e Kosovës e ka udhëzuar firmën këshilluese që ta përgatisë dosjen e tenderit për shtator me cak që fituesi të caktohet këtë vit.

Këshilluesi dhe Qeveria e Kosovës ka qenë dashtë të mbajnë dëgjim publik para se të vazhdojnë me metodën më të mire të përfshirjes së kapitalit privat, duke përfshi edhe ndërprerjen e procesit të mëtutjeshme, nëse ka nevojë. Por kjo nuk duket se ka ndodhur. Tash kur vendimi për koncesionim është marrë, prapë duhet të lihet mundësia që procesi të shtyhet për kohe të pacaktuar nëse nuk arrihet çmimi i dëshiruar.

ANP ka dyfishin e punëtorëve që i duhet një operatori të madhësisë së ngjashme. Për shembull, Tirana me numër të përafërt të udhëtareve, ka mbërri numrin e 300 punëtorëve vetëm vitin e kaluar. Për krahasim, ANP ka mbi 700. Për shkak të politikave famoze jo të mira të resurseve njerëzore, mesiguri një numër tjetër i personelit poashtu duhet të ndërrohet. Kjo do të shkaktoj problem gjatë procesit tenderues, që ndoshta do të zgjidhet me një rrugë të mesme që i lejon ata punëtorë të qëndrojnë aty për një periudhë të caktuar e pastaj të largohen. Mirëpo, çmimi të cilën e merr Kosova për ANP do të jetë proporcionalisht shumë më i vogël nëse insistohet në mbajtjen (edhe ashtu të përkohshme) të punëtorëve të tepërt. Qeveria e Kosovës dhe sindikata e Aeroportit duhet të jenë të hapur që me gjakftohtësi t’i analizojnë anët pozitive dhe negative të këtij kompromisi, dhe ritrajnimi i punëtorëve që potencialisht, pa e paragjykuar rezultatin, do të mbesnin jashtë duhet të konsiderohet seriozisht që tani.

Është në interesin e Kosovës që kyçja e këtij investitori të mos bëhet për kohë më të gjatë se 20 vjet. Përderisa Kosova dhe bota sot nuk janë në pozitë të favorshme ekonomike, me kohë kjo do të ndryshoj dhe një kontratë në kohë më të gjatë do të ishte e dëmshme për Kosovën. Shuma që do të investohet më lartë poashtu do të bënte sens afatgjatë ekonomik vetëm nëse do të zhvlerësohej jo më gjatë se normat standarde të këtyre aseteve, që zakonisht janë 40 vjet për terminale kurse për pistat e fluturimit dhe platformën 20-25 vjet. Pra, një pjesë e vlerës së investimit shumë të nevojshëm kapital do të mbeteshin pronë e Qeverise se Kosovës në përfundim të periudhës kontraktuale.

Tash të flasim pak për çmimin ideal të koncesionimit të aeroportit. Nëse ANP do të këtë profit mesatar prej €10 milion në vit (për krahasim, Ljubljana ka rreth 1.6 milion udhëtarë dhe €16 milion profit neto), për 20 vjet, norma e interesit vjetor është 5%, dhe hiqen investimet e propozuara kapitale në terminale dhe asete të tjera, Kosova do t’i kishte rreth €330 milion benefit financiar nga operimi i aeroportit. Për të marrë të njëjtin benefit tani, vlera e koncesionit do të duhej ishte €125 milion.

Por nuk është kaq bardh e zi sa tregojnë numrat. ANP dhe Kosova i ka disa mangësi. Ekziston bindja se Kosova nuk ka stabilitet politik, nuk ka sistem ligjor të fortë dhe se dominon korrupsioni. Të gjitha këto, të vërteta apo vetëm perceptime, do të kenë ndikim në çmim. Firmat e interesuara mund të jenë nja dy firma evropiane me investime infrastrukturore, një firme aeroportuale nga Gjirit Persik, dhe dy-tre fonde investive sovrane apo firma aeroportuale të Lindjes së Largët që kërkojnë t’i tërheqin asetet e tyre nga një botë e turbullt financiare.

Nga ana tjetër, nuk besoj se ANP në formën e tanishme do të mund t’i kryente investimet kapitale shumë të nevojshme me të njëjtin efikasitet të operatorit privat, apo se do t’i kryente me përligjjen me të mirë ekonomike. Në ANP janë përmbyllur pesë vite gjatë të cilave janë shpenzuar €40 milion në projekte kapitale, €20 milion prej të cilave në mbikëqyrje dhe këshillime teknike për shkak të licencës se përkohshme dhe mungesës së njohurive vetanake në aeroport. Një raport i agjencisë anti-korrupsion i Kombeve të Bashkuara, OIOS, tregon se ANP ka kaluar më shumë se një vit duke operuar me taxiway të dëmtuar, gjë që e rrit rrezikun për dëmtimin e fluturakeve dhe përfundimisht ngrit edhe çmimin e operimit në ANP. Kompania që do të investon në aeroport do të sillte bashkë me njohuritë e provuara teknike, edhe prestigjin dhe besimin e një marke serioze në biznesin aeroportual. Kjo do të ndikonte në shtimin e shërbimit dhe uljen e çmimit të biletave.

Në fakt, kjo e fundit do të ishte edhe benefiti kryesor për Kosovaret dhe gjithsesi duhet të llogaritet bashkë me pagat dhe çmimin e koncesionit. ANP është konsideruar si njëra nga kompanitë e pakta profitabile publike, por në fakt është më shumë se kaq. ANP është porta kryesore e Kosovës (shih http://arianit.us/blog/?p=46), dhe një kompani serioze në këtë biznes, edhe pse potencialisht do t’i ngriste taksat mbi nivelin e tanishëm, përfundimisht do të shpije drejt ngritjes se kualitetit të infrastrukturës, të shërbimit dhe të normalizimit të çmimeve të biletave që paguajnë bashkatdhetarët. P.sh., nëse një biletë mesatare një-drejtimshe do të kushtonte €200, 1.2 milion udhëtarë shpenzojnë €240 milion në vit në udhëtimet nëpërmjet ANP-ës. Ulja mesatare e biletave edhe vetëm 10% do të thotë kursime financiare €24 milion për konsumatorin në vit apo €794 milion gjatë periudhës 20 vjeçare.

Në të njëjtën kohë, duhet të gjendet guximi që nëse ofertat nuk janë të arsyeshme, të shtyhet tenderi për kohë më të mira. Kjo edhe është rekomanduar në Maqedoni, edhe pse nuk është zgjedhur nga qeveria e atjeshme. Nëse për çmimin e koncesionit vendosë tregu, Qeveria e Kosovës duhet të vendosë për një koncesion të bazuar në interesat gjithëpërfshirëse të ekonomisë së Kosovës.

Shënim: Gjatë llogarive nuk kisha qasje në pasqyrat financiare të ANP-se, edhe pse kjo është kërkesë elementare për çdo kompani publike, e sidomos për një kompani në pronësi të qytetareve të Kosovës me monopol në treg.