Përdorni softuer të lirë në shkollat e Kosovës

Së voni është përfolur tenderi për pajisjen e mbi 1000 shkollave të Kosovës me laboratorë kompjuterik dhe internet. Pikë kyçe e debatit është bërë çmimi i ofertës fituese. Unë desha të ndalem te i tërë konceptimi i këtij projekti: te softueri që përbën një përqindje të konsiderueshme të vlerës së secilit prej këtyre kompjuterëve.

Në botë ekziston softuer shumë kualitativ për shumë më pak pare: softueri i lirë dhe me kod burimor të hapur. Ky softuer – Linux, Firefox, OpenOffice.org, GIMP, etj. – përveç se më i lirë, është më i sigurt ndaj sulmeve dhe vrimave të ndryshme të sigurisë, ofron zgjedhje të bollshme nga fusha edukative, ofron pronësi totale dhe në mënyrë permanente, karakteristika të përafërta me softuerin komercial, dhe freskim dhe mirëmbajtje shumë më të lehtë se alternativat komerciale. Është edhe më mirë, ky softuer është plotësisht pa pagesë dhe mund të përdorët që tash nga secili prej nesh. Por një investim shtesë do të ishte i mirëseardhur në lokalizmin e disa prej këtyre produkteve dhe modifikimin e tyre për nevojat e Kosovës dhe projektit në veçanti.

Kodi burimor i hapur nënkupton që nxënësit dhe të tjerët kanë qasje të plote në mënyrën se si funksionojnë programet dhe mund të bëhen edhe pjesëmarrës në zhvillimin e tyre, e jo vetëm përdorues pasiv.

Softueri i lirë mundëson zvogëlimin edhe të shpenzimeve harduerike nëpërmjet shfrytëzimit të një serveri për të shërbyer disa desktop terminale duke e rritur edhe nivelin e kontrollës dhe filtrimin e internetit.

Aplikacionet mund të zgjedhën sipas moshës dhe nevojave që nga ato parashkollore e deri të ato universitare. Aplikacioni ATutor mundëson menaxhim të përmbajtjes mësimore online, OpenBiblio të bibliotekës shkollore, iTest mundëson dhënien e testeve online, kurse openSIS dhe FreeSMS menaxhim të administratës shkollore nga drejtoria dhe arsimtarët, si regjistrimi i nxënësve, mungesat dhe notat. Pastaj një mori e tërë e aplikacioneve të tjera janë në dispozicion për mësimin e fizikës, kimisë, astronomisë, matematikës, biologjisë, gjeografisë, gjuhëve, etj. Për krahasim, koncepti i tanishëm zyrtar sheh vetëm instalimin e sistemit operativ dhe aplikacioneve për zyra.

Kursimet që do të realizoheshin nga çmimi 0 do të mund të përdoreshin pastaj për qëllime të tjera në projekt, si përkrahja teknike, hardueri, trajnimet dhe pagesa më e lartë e arsimtarëve.

E gjithë kjo nënkupton që një pjesë më e madhe e vlerës se këtij tenderi do të mbetej në Kosovë të firmat e teknologjisë informative, duke e forcuar një sektor kyç të ekonomisë Kosovare.

Dhe në fund, por jo me më pak rëndësi, është aspekti moral i konceptimit të projektit. Nëse realizohet koncepti i tanishëm, nxënësit tanë do të trajnohen në softuer të cilën një pjesë shumë e vogël e tyre kane mundësitë financiare ta blejnë në shtëpi apo në bizneset e tyre të vogla. Kjo qasje i detyron fëmijët dhe prindërit e tyre të kalojnë në ilegalitet kur veç ekzistojnë alternativa të lira legale.

Por edhe pas gjithë kësaj, koha qe secili nxënës do të mund ta përdorë njërin prej këtyre kompjuterëve dhe hapësirat e dedikuara për ta do të jetë shumë e vogël. Një hap me kualitativ do të ishte pajisja e secilit nxënës me laptop personal siç po bëjnë vendet me nivel zhvillimi të ngjashëm me tonin. Revolucioni i filluar nga projekti One Laptop per Child (OLPC) ka mundësuar zbritjen e çmimit të këtyre pajisjeve në $200 për laptop apo 28 milion euro për 200,000 laptop. Vetëm atëherë Kosova do të përjetonte një revolucion të vërtetë.

Autori është Kryetar i Bordit të FLOSS Kosova, OJQ që merret me promovimin e softuerit të lirë.

Viral marketing Kosovo

Kosovo – the young Europeans campaign took an interesting turn yesterday by soliciting user-created videos for their planned second independence anniversary TV ads. Being the viral marketing guy, I finally began to get excited about all this. In fact, I had thought that the viral marketing and the web was the only way to go for a country such as Kosovo: it is cheap, it engages the audience, and the method goes along with the message.

But the excitement of that first Twitter message from the campaign yesterday faded out a bit when the instructions asked for the link to the video wishing happy second birthday to Kosovo from well wishers across the world to be sent to their email address. I see now that some of those videos are getting posted on their YouTube channel as they are filtered, and the campaign will likely get decent 60 second ads to broadcast on TV although they are missing the whole point of the web thing because they can’t let go of the control and allow the web part to become a goal in itself. For now we are competing with beautiful Croatia, timeless Macedonia, something or another Azerbaijan. If they took the web course, with little money and some creative brainstorming, which is plentiful in Prishtina, they would have created a wave of free marketing activity truly different from any of these. But as it stands now, the young Europeans’ YouTube page has less views than your average lolcat.

This is only the tip of the iceberg. The campaign has failed to deliver on the web in other ways as well. The website http://kosovo-young.com does not continue the story where it was left off in the TV ads, again does not say anything about Kosovo and uses Flash technology which is hard to navigate and won’t even register on search engines.

It should be said that the best marketing so far for the country was done by a couple of tons of steel cast into yellow letters spelling NEWBORN. It is doubtful the current campaign with millions of euros at its disposal can duplicate that.

Now to be fair, my American friend thought that the first bunch of ads were brilliant, which is odd considering that the Kosovars themselves were left wanting. In his eyes, those ads present a lot of young people screaming to be employed and do a fair representation of the reality.

Happy birthday Kosovo!

LAS-ORD-LHR-LGW-LJU-PRN-Home

Kosovo puts its airport on tender

Republic of Kosovo Government has invited all potential bidders to submit their credentials by 23 September 2009 to qualify for the management and further development of its only commercial service airport, Prishtina International Airport. All potential bidders who will qualify in accordance with the minimum requirements specified in the Request for Qualifications (RFQ), will be invited to submit proposals for the project. The government aims to conclude the transaction by December.

“The Government of the Republic of Kosovo invites experienced airport operators, developers, and investors to submit qualifications for the purposes of being short-listed to participate in a competitive tender for the operation and expansion of Prishtina International Airport,” says a Government announcement.

“As is currently envisioned, the project will be a 20-year agreement of the type design-build-finance-operate-transfer (DBFOT) and contains the following: management, operation, and maintenance of Prishtina International Airport and the financing, design, procurement and construction of a program for expansion of infrastructure, which includes the building of a new 25,000 m2 landmark terminal, air traffic control facilities, new apron, taxiways, water treatment facility, and parking areas,” said in the announcement the Government of Kosovo.

Prishtina International Airport (PIA) is a vital component of the transport infrastructure of Kosovo and is one of the busiest airports in the Balkans, serving 1.2 million passengers and 14.000 flights in 2008.

PIA has growing passenger traffic marking an average annual increase of 11.4% in the period 2007-2008. The airport is currently profitable, but the government predicts that an experienced operator will be able to generate additional sources of revenue and improve the overall level of operation.

Source: htpp://pppkosova.org

Bursa për shkollë të mesme në Arizona

Lajm i mirë prej Amerikës. Drejtori nga shkolla ime e mesme në Arizonë më shkruan me lajmin se fal një donacioni do t’mund të ofrojnë një apo dy bursa për nxënës nga Kosova. Bursa ka vlerë mbi 30,000 $ për nxënës në vit.

Kushtet:

  • Në shtator duhet të filloni klasën e 11-të apo 12-të.
  • Mosmundësi tjera për të bërë diçka të ngjashme. Dmth: nëse veç keni mundësi për të paguar për student exchange, ju lutem mos ja merrni këtë mundësi dikuj që nuk ka. Nëse e shihni këtë si mundësi për të shetitur Ameriken, kërkim të azilit apo diçka të ngjashme, mos aplikoni.
  • Anglishte të mirë akademike. Do të testoheni!
  • Nota të mira.
  • Aktivitete jashtëshkollore.

Shkolla ofron konviktin, ushqimin dhe studimet në një kanjon shumë atraktivë në Arizona. Ambijenti është ndërkombëtarë me nxënës nga Amerika Latine, Azia, dhe Amerika. Ju do ta paguani biletën rreth 1,000 EUR dhe rreth 2,000 EUR xheparac për udhëtimet shkollore dhe nevojat personale.

Nëse i plotësoni këto kushte, ma dërgoni një email me një ese në anglisht të shkruar nga ju vetë me jo më shumë se 500 fjalë ku e përshkruani çka pritni nga kjo përvojë dhe çfarë kualitete ofroni. Viti shkollor fillon me 15 shtator.

Air Berlin to start flying to Prishtina

Second biggest German airline, Air Berlin, will start regular flights to Kosovo capital Prishtina starting in November 2009.

Semi low-cost carrier will start flying up to twice weekly flights from Zürich to Prishtina on 25 October and from German cities of Düsseldorf, Frankfurt, Hannover and Munich with nonstop flights on 4 November. Air Berlin will also be operating a Saturday flight from Geneva to Prishtina.

Source: airberlin.com

Source: airberlin.com

The airline says these are regular all year flights and tickets can be booked on their website (airberlin.com) or with their local parter Kosova Airlines starting at 119 Euro, which includes taxes, charges and miles.

Çfarë koncesioni për aeroportin e Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka vlerën me të ultë nga tre margaritarët publik të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka angazhuar në shkurt kompaninë amerikano-holandeze “Naco Innova” për të këshilluar në krijimin e partneritetit publiko-privat (PPP) në aeroport. “Naco Innova” ka ndihmuar edhe në krijimin e PPP-së së aeroporteve të Maqedonisë dhe ka një reputacion të mirë pas veti dhe besim tek investitorët potencial.

Në qershor 2009 Qeveria e Kosovës, pas rekomandimit të firmës këshilluese, ka vendosur që kyçja e kapitalit privat të bëhet nëpërmjet metodës Dizajno-Financo-Ndërto-Opero-Transfero dhe do të përfshijë nga njëra anë “menaxhimin, operimin, dhe mirëmbajtjen” dhe nga ana tjetër “financimin, projektimin, prokurimin dhe ndërtimin e infrastrukturës, të vlerësuar në afërsisht €86 milionë, që përfshin terminalin e ri (25.000m2), kullën e re të kontrollit, platformat e reja”, etj. Qeveria e Kosovës e ka udhëzuar firmën këshilluese që ta përgatisë dosjen e tenderit për shtator me cak që fituesi të caktohet këtë vit.

Këshilluesi dhe Qeveria e Kosovës ka qenë dashtë të mbajnë dëgjim publik para se të vazhdojnë me metodën më të mire të përfshirjes së kapitalit privat, duke përfshi edhe ndërprerjen e procesit të mëtutjeshme, nëse ka nevojë. Por kjo nuk duket se ka ndodhur. Tash kur vendimi për koncesionim është marrë, prapë duhet të lihet mundësia që procesi të shtyhet për kohe të pacaktuar nëse nuk arrihet çmimi i dëshiruar.

ANP ka dyfishin e punëtorëve që i duhet një operatori të madhësisë së ngjashme. Për shembull, Tirana me numër të përafërt të udhëtareve, ka mbërri numrin e 300 punëtorëve vetëm vitin e kaluar. Për krahasim, ANP ka mbi 700. Për shkak të politikave famoze jo të mira të resurseve njerëzore, mesiguri një numër tjetër i personelit poashtu duhet të ndërrohet. Kjo do të shkaktoj problem gjatë procesit tenderues, që ndoshta do të zgjidhet me një rrugë të mesme që i lejon ata punëtorë të qëndrojnë aty për një periudhë të caktuar e pastaj të largohen. Mirëpo, çmimi të cilën e merr Kosova për ANP do të jetë proporcionalisht shumë më i vogël nëse insistohet në mbajtjen (edhe ashtu të përkohshme) të punëtorëve të tepërt. Qeveria e Kosovës dhe sindikata e Aeroportit duhet të jenë të hapur që me gjakftohtësi t’i analizojnë anët pozitive dhe negative të këtij kompromisi, dhe ritrajnimi i punëtorëve që potencialisht, pa e paragjykuar rezultatin, do të mbesnin jashtë duhet të konsiderohet seriozisht që tani.

Është në interesin e Kosovës që kyçja e këtij investitori të mos bëhet për kohë më të gjatë se 20 vjet. Përderisa Kosova dhe bota sot nuk janë në pozitë të favorshme ekonomike, me kohë kjo do të ndryshoj dhe një kontratë në kohë më të gjatë do të ishte e dëmshme për Kosovën. Shuma që do të investohet më lartë poashtu do të bënte sens afatgjatë ekonomik vetëm nëse do të zhvlerësohej jo më gjatë se normat standarde të këtyre aseteve, që zakonisht janë 40 vjet për terminale kurse për pistat e fluturimit dhe platformën 20-25 vjet. Pra, një pjesë e vlerës së investimit shumë të nevojshëm kapital do të mbeteshin pronë e Qeverise se Kosovës në përfundim të periudhës kontraktuale.

Tash të flasim pak për çmimin ideal të koncesionimit të aeroportit. Nëse ANP do të këtë profit mesatar prej €10 milion në vit (për krahasim, Ljubljana ka rreth 1.6 milion udhëtarë dhe €16 milion profit neto), për 20 vjet, norma e interesit vjetor është 5%, dhe hiqen investimet e propozuara kapitale në terminale dhe asete të tjera, Kosova do t’i kishte rreth €330 milion benefit financiar nga operimi i aeroportit. Për të marrë të njëjtin benefit tani, vlera e koncesionit do të duhej ishte €125 milion.

Por nuk është kaq bardh e zi sa tregojnë numrat. ANP dhe Kosova i ka disa mangësi. Ekziston bindja se Kosova nuk ka stabilitet politik, nuk ka sistem ligjor të fortë dhe se dominon korrupsioni. Të gjitha këto, të vërteta apo vetëm perceptime, do të kenë ndikim në çmim. Firmat e interesuara mund të jenë nja dy firma evropiane me investime infrastrukturore, një firme aeroportuale nga Gjirit Persik, dhe dy-tre fonde investive sovrane apo firma aeroportuale të Lindjes së Largët që kërkojnë t’i tërheqin asetet e tyre nga një botë e turbullt financiare.

Nga ana tjetër, nuk besoj se ANP në formën e tanishme do të mund t’i kryente investimet kapitale shumë të nevojshme me të njëjtin efikasitet të operatorit privat, apo se do t’i kryente me përligjjen me të mirë ekonomike. Në ANP janë përmbyllur pesë vite gjatë të cilave janë shpenzuar €40 milion në projekte kapitale, €20 milion prej të cilave në mbikëqyrje dhe këshillime teknike për shkak të licencës se përkohshme dhe mungesës së njohurive vetanake në aeroport. Një raport i agjencisë anti-korrupsion i Kombeve të Bashkuara, OIOS, tregon se ANP ka kaluar më shumë se një vit duke operuar me taxiway të dëmtuar, gjë që e rrit rrezikun për dëmtimin e fluturakeve dhe përfundimisht ngrit edhe çmimin e operimit në ANP. Kompania që do të investon në aeroport do të sillte bashkë me njohuritë e provuara teknike, edhe prestigjin dhe besimin e një marke serioze në biznesin aeroportual. Kjo do të ndikonte në shtimin e shërbimit dhe uljen e çmimit të biletave.

Në fakt, kjo e fundit do të ishte edhe benefiti kryesor për Kosovaret dhe gjithsesi duhet të llogaritet bashkë me pagat dhe çmimin e koncesionit. ANP është konsideruar si njëra nga kompanitë e pakta profitabile publike, por në fakt është më shumë se kaq. ANP është porta kryesore e Kosovës (shih http://arianit.us/blog/?p=46), dhe një kompani serioze në këtë biznes, edhe pse potencialisht do t’i ngriste taksat mbi nivelin e tanishëm, përfundimisht do të shpije drejt ngritjes se kualitetit të infrastrukturës, të shërbimit dhe të normalizimit të çmimeve të biletave që paguajnë bashkatdhetarët. P.sh., nëse një biletë mesatare një-drejtimshe do të kushtonte €200, 1.2 milion udhëtarë shpenzojnë €240 milion në vit në udhëtimet nëpërmjet ANP-ës. Ulja mesatare e biletave edhe vetëm 10% do të thotë kursime financiare €24 milion për konsumatorin në vit apo €794 milion gjatë periudhës 20 vjeçare.

Në të njëjtën kohë, duhet të gjendet guximi që nëse ofertat nuk janë të arsyeshme, të shtyhet tenderi për kohë më të mira. Kjo edhe është rekomanduar në Maqedoni, edhe pse nuk është zgjedhur nga qeveria e atjeshme. Nëse për çmimin e koncesionit vendosë tregu, Qeveria e Kosovës duhet të vendosë për një koncesion të bazuar në interesat gjithëpërfshirëse të ekonomisë së Kosovës.

Shënim: Gjatë llogarive nuk kisha qasje në pasqyrat financiare të ANP-se, edhe pse kjo është kërkesë elementare për çdo kompani publike, e sidomos për një kompani në pronësi të qytetareve të Kosovës me monopol në treg.

Aktivitet potencial per promovimin e Kosoves

Kosova nuk njihet mjaftueshem nga te huajte, e vacanerisht jo nga qytetaret e shteteve jashte evropes, te cilet fizikisht apo mediatikisht jane large Kosoves. Sa eshte e demshme, kjo eshte edhe nje mundesi per ate qe ka iniciative per ta portretizuar Kosoven ne driten qe deshiron.

Nje teknike efektive e perdorur kryesishte nga Izraeli eshte turi qe qeverija pergadite per gazetaret dhe/apo vendimarresite tjere nderkombetare pas ndonje ngjarje me interes nderkombetar. Me poshte po shpjegoj si do te shkonte ky proces.

Kosova dhe qeveria e saj ka nje peparesi pasi kontrollon territorin si dhe cdo aktivitet te specifikuar ne agjende, andaj kjo do te ishte i pamundur te perseritet nga Serbia, si edhe shume efektiv.

Me nje program te organizuar mire dhe te strukturuar, gazetaret, vendimarresite qeveritar apo/dhe personat me influence dhe interes per qeshtjen e Kosoves do te ftoheshin per ta vizituar Kosoven.

Per t’i bindur te vijne, personat nga vendet me interes do t’u mbulohet udhetimi ne nje mase te madhe por me kushte qe i shtyjne ata te bejne zgjidhje efikase per buxhetin e Kosoves duke i mbuluar shpenzimet e udhetimit ne nje mase te madhe por jo plotesishte.

Ministria e Puneve te Jashtme do te identifikoj dyzet shtete qe jane te hapura per njohjen e Kosoves me karakteristika te aferta socio-politiko-historike. Ne keto shtete, do te identifikohet nga nje medium si TV apo gazete me influence mbarekombetare ku nje gazetar do te ftohet te vizitoj Kosoven per t’u njohur me te arriturat e shtetit me te ri. (Nje alternative tjere eshte te ftohen diplomate te ketyre shteteve qe sherbejne ne Evrope ne vend te gazetareve ose ne plotesim te tyre por ndaras.)

Agjenda gjate qendrimit te mysafireve:

(Ky program eshte i pergjithshem dhe do t’i pershtatet karakterit te mysafireve)

  • Dita 0

o Mbremje – arritja ne Prishtine.
o 19:30: – Mireseardhje me Ministrin e Jashtem te Kosoves.

  • Dita 1

o Ngrenja e mengjesit ne hotel
o 09:30 – Takim me Kryetarin e Kosoves
o 11:-00 – Vizite ne Muzeun e Kosoves. Leksion mbi historine e hershme te Kosoves.
o 13:00 – Dreke ne qytet. Njoftim nga Kryetari i Komitetit Olimpik per zhvillimet ne sportin Kosovar
o 15:00 – Takim me udheheqesit religjioz te Kosoves (detajet percaktohen varesishte nga struktura e vizitoreve)
o 16:30 – Vizite te Varret e Deshmoreve ne Prekaz. Gjate rruges: Leksion mbi historine moderne te Kosoves me fokus diskriminimin kolonialist dhe krimet e luftes.
o Mbremje – ne qytet apo ndonje shfaqje artistike

  • Dita 2

o 09:30 – Takim me Ministrine e Ekonomise dhe Financave dhe Oden Ekonomike me theks ambijentin fiskal dhe rregullativ
o 12:00 – Takim me Forcat e Sigurise te Kosoves
o 13:00 – Dreke ne qytet.
o 14:30 – Udhetimi ne Prizren. Gjate rruges: leksion mbi rregullimin politiko-juridik te Kosoves.
o 16:00 – Tour i qytetit historik te Prizrenit.
o 19:00 – Darke pune me Kuvendin e Komunes se Prizrenit, me theks karakterin multietnik dhe kulturor te Kosoves.
o Mbremje – Shetitje ne Shatervan, Prizren.

  • Dita 3

o 09:30 – Justifkimi i pavaresise se Kosoves nga historian/jurist te ligjit nderkombetar/jurist te te drejtes kushtetuese
o 13:00 – Dreke.
o 15:00 – Largimi nga Kosova

Buxheti:
1 Autobus shkuarje-ardhje ne Prizren = 350 Euro
40 bileta aeroplani x deri ne 1,000 = max 40,000
40 dhoma x 3 net x 60 = 7,200
45 persona x 3 dreka x 15 = 2,025
45 persona x 4 darka x 10 = 1,800
Totali 52,025 Euro

Me 28 Prill eshte raportuar ne media se dicka e ngjajshme eshte organizuar nga Komisioni Evropian per gazetare ruse, bjelloruse etj.

Liqenat, Rugove Hike

My Firefox extensions

Here are my firefox extensions:

  • Adblock Plus
  • Better Gcal
  • Better Gmail 2
  • Better YouTube
  • BugMeNot
  • Delicious Bookmarks
  • Fjalori drejtshkrimor i gjuhes shqipe
  • Google Gears
  • Greasemonkey
  • – Scripts: Textarea Backup
  • Read it Later
  • Tabs Open Relative
  • United States English Dictionary

What are you using?

Next Page →

WordPress Loves AJAX